Mot me diell dhe me temperatura deri më 39 gradë celcus
Moti sot në Maqedoninë e Veriut parashihet të jetë me diell e vranësira të pakta.
Instituti Hidrometeorologjik i Maqedonisë ka njoftuar se temperaturat e ditës së sotme do të jenë deri më 39 gradë celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit”, ka njoftuar IHMV.
Moti tërë java do të ndikohet nga masa të nxehta të ajrit afrikan, të shoqëruara me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.