Moti: Prej sot ngritje të temperaturave
Mot i ngrohtë, kryesisht me diell parashihet dita e sotme. Kalojnë vransira kohëpaskohe, por se nuk paraqiten kushte për të reshura. Temperaturat maksimalet shkojnë deri në 35 gradë celcius. Mot më i nxehtë po parashihet ditëve në vijim duke shkuar nga fundjava, që po pritet të jetë edhe fillimi i një vale të re nxehtësie, që ka gjasa të na shoqërojë javën e dytë të gushtit. Do të mbretërojë mot kryesisht me kthjellime e diell.