VLEN pyet Taravarin: Pse u bëre shkues i Ahmetit e Grubit te Mickoski
Pas përplasjes Mickoski- ASH në Kuvend, koalicioni VLEN thotë se Arben Taravari u ka borxh votuesve përgjigje në pyetjen: Çfarë halli e detyroi atë që ta marrë rolin e shkuesit të Ali Ahmetit e Artan Grubit te Hristijan Mickoski dhe pse e luste që ta marrë BDI-në në Qeveri?
VLEN thotë se Taravari ua ka borxh përgjigjet qytetarëve, të cilëve ua kërkoi votën për ndryshimin e së keqes të quajtur BDI pak muaj më parë.
“Sot më nuk ka asnjë dyshim se plani i Artan Grubit dhe Arben Taravarit ka qenë i qartë të rrëzohet VLEN-i si përfaqësues i vullnetit të shqiptarëve dhe të kthehet BDI në pushtet nga dritarja, pasi populli e kishte nxjerrë nga dera”, reagon VLEN.
Koalicioni në pushtet pyet Taravarin edhe për çështjen e “Gjoka Construction”, duke theksuar se Taravari përfundoi në prehrin e Ahmetit, Bexhetit, Xhaferit, Osmanit dhe gjithë kastës politike që për 20 vjet e sundoi këtë vend, por nuk zgjidhi asnjë hall të shqiptarëve.