U kapën duke prerë dru, arrestohen dy persona nga Saraqina e Tetovës
MPB njofton se më 28.07.2025, rreth orës 16:45 në fshatin Xhermë, Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat S.J.S. (34) dhe T.B. (37), të dy nga fshati Saraqinë, Tetovë. Ata janë kapur në flagrancë nga punonjës të Ndërmarrjes Publike “Pyjet Nacionale” duke prerë dru zjarri pa leje përkatëse.
Të dy janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës në bazë të nenit 235 të Kodit Penal dhe nenit 57 të Ligjit për pyje.