Mickoski: Po përpiqem ta mësoj shqipen
Pas përplasjeve dhe debateve të vazhdueshme lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nuk ka asnjë problem me përdorimin e saj dhe se madje po përpiqet ta mësojë.
Ai theksoi se shpreson që në të ardhmen të kuptojë drejtpërdrejt diskutimet në shqip, pa pasur nevojë për përkthim, duke shtuar se përkthimi jo gjithmonë e pasqyron saktë atë që thuhet.
“Gjuha shqipe nuk më pengon, përdoreni lirshëm. Madje përpiqem ta mësoj dhe ta zotëroj. Shpresoj që pas disa vitesh të mos kem nevojë për kufje kur flisni shqip, por ta kuptoj drejtpërdrejt atë që thoni, sepse mendoj se përkthimi nuk e pasqyron si duhet atë që thuhet.”, deklaroi Mickoski.