Problemi me bagëtitë që lëvizin pa kontroll në zonën e Kriva Pallankës ka dalë jashtë kufijve të vendit. Gjashtë bagëti (vola) kanë kaluar kufirin pranë Gjueshevës dhe kanë hyrë në territorin e Bullgarisë.
Sipas mediave bullgare, kafshët janë kapur dhe janë vendosur në një objekt të përkohshëm, ndërsa autoritetet bullgare dhe maqedonase po bashkëpunojnë për rastin. Një komision rajonal pritet të vendosë se çfarë do të ndodhë me to.
Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet në Maqedoninë e Veriut.
Ky incident vjen pas ankesave të vazhdueshme të banorëve të Kriva Pallankës, të cilët prej vitesh paralajmërojnë për bagëtitë që lëvizin lirshëm dhe shkaktojnë dëme në ara dhe prona private.
Rasti tashmë nuk është më vetëm problem lokal. Kalimi i bagëtive në një shtet tjetër hap pyetje për përgjegjësinë e institucioneve dhe mungesën e kontrollit.
Për shkak të rregullave strikte, ende nuk dihet nëse bagëtitë do të kthehen në Maqedoninë e Veriut apo do të përballen me masa të tjera nga pala bullgare./VOXAL/
Një 36-vjeçar nga Goshinca është arrestuar në rajonin e Likovës, pasi dyshohet se ka tentuar t’i shmanget kontrollit policor me
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot pritet të vazhdojë gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, pasi javën e kaluar autoriteteve
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në seancën e 15-të të mbajtur sot, miratoi vendimin për publikimin e përshkrimeve të vendvotimeve. Ky