Ali Ahmeti kujton masakrën e Lubotenit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka kujtuar dëshmorët e rënë nga Luboteni i Shkupit në vitin 2001. Në një shkrim në rrjetin social Fejsbuk, ai thotë se kjo masakër është dëshmi e çmimit të kanë paguar shqiptarët për liri dhe të drejta.
“Luboteni, 12 gusht 2001, një ditë që nuk shuhet kurrë nga kujtesa jonë kombëtare. Forcat paramilitare vranë mizorisht 10 civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë vetëm 6 vjeç.
Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Epilogu i saj është vula e luftës së pastër të UÇK-së.
Sot, 24 vite më pas, kujtojmë me nderim dëshmorët dhe viktimat e pafajshme, dhe ripërtërijmë zotimin tonë: pa kompromis do të vazhdojmë misionin për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit.
Lavdi të rënëve të Lubotenit!”, shkruan Ahmeti.