Tenderët e kompanisë Aliaska dhe lidhja familjare me kryetarin e Komunës, ja si përgjigjet Erkan Arifi
Redaksia e VOXAL ka shqyrtuar tenderët publikë të komunës së Likovës në të cilat shpesh është hasur emri i kompanisë Aliaska, me pronarë Naim dhe Bashkim Arifi, që sipas informacioneve tona, janë kushërinj të kryetarit Erkan Arifi. Erkan Arifi nuk e konfirmoi lidhjen familjare por as nuk e mohoi, ndërsa mohoi çfarëdo ndërhyrje të paligjshme në ndarjen e tenderëve.
Gazetarja: Duke shqyrtuar tenderët publikë, kam hasur në një emër që përsëritet shpeshë. Naim Arifi, pronar i Aliaska DOOEl i cili ka marrë shumicën prej tenderëve të komunës ose ndërmarrjeve që kanë lidhje me komunën. A e keni juve familjar?
“Shikoni. Komuna e Likovës është institucion publik. Dhe në bazë të paraqitjeve të ndryshme, të gjitha thirrjet janë të organizuara në bazë të Ligjit për Furnizime Publike dhe janë në Ueb faqen e Byrosë për Furnizime Publike. Andaj të gjithë ata të cilët konkurrojnë dhe aplikojnë nëpër fonde të ndryshme i kanë dyert e hapura”, deklaroi Erkan Arifi.
Gazetarja: Kishte mbi 200 mijë euro tendera që kishte fitu! A i dini ju këto?
“Ne si komunë e Likovës në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, për Furnizime Publike jemi të lëshuar, dhe jemi të obliguar që ti respektojmë të gjitha ligjet. Konkretisht ku jemi sot bëjmë përurimin e punimeve në fshatin Hotël. Dhe ky është një projekt që e kanë kërkuar qëmoti qytetarët tanë”, deklaroi Arifi.
Domethënë pavarësisht se ju nuk keni mundësi për ndikim dhe thoni se skeni patur ndikim, a e keni familjar Naim Arifin?
“Unë Erkan Arifi, e respektoj Ligjin për Furnizime Publike, dhe Ligjin për Konflikt Interesi dhe të gjitha aktet nën-ligjore të cilat janë në fuqi”, deklaroi Erkan Arifi, kryetar i Likovës.
Në një foto nga një aheng familjar të publikuar në rrjetet sociale duket Bashkim Arifi, vëllai i Naim Arifit me të cilin së bashku kanë marrë tendera nga ndërmarrje komunale dhe komuna, në shoqëri të Erkan Arifit.

Në vazhdim disa nga tenderët e ndarë nga komuna për kompaninë Aliaska.





