Të dyshuarit për vrasjen në Tetovë i arrestohen nëna dhe motra, ja detajet
Burime të VOXAL kanë konfirmuar se në mesin e të arrestuarve gjatë ditës së djeshme për vrasjen në Tetovë janë edhe nëna dhe motra e autorit të vrasjes.
Të dyshuarit që janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, dorasi dhe ndihmësi i tij që janë djem të axhës, të dy të mitur, dyshohet të kenë kryer vrasjen për shkak të një konflikti disa vjeçar mes dy familjeve.
Të dyshuarit, të gjithë të fshatit Gajre janë në moshë 41 (nëna), 19 (motra) ndërsa dy djemtë e mitur janë të moshës 15 dhe 17 vjeç.
Kujtojmë se të dhënat jozyrtare flasin se të shtënat e përgjakshme që ndodhën të dielën në mesditë në Tetovë, kur u plagos edhe një vajzë e mitur dhe një këmbësor rasti, janë vazhdim i të shtënave që ndodhën janarin e vitit të kaluar para spitalit në Tetovë ku mbeti i vrarë një person, apo një gjakmarrje./VOXAL/