SHBA i dhuron ARM-së 29 autoblinda JLTV (FOTO)
SHBA i ka dhuruar Maqedonisë së Veriut 29 autoblinda të cilat do ti shfrytëzojë Armata. Donacionin e prezantoi ambasadorja e SHBA-ve në Shkup Angela Ageler, e cila tha se kjo është vazhdimësi i mirënjohjes së shtetit të saj për kontributin e RMV-së në sigurinë e rajonit.
Kryeministri Hristijan Mickoski e vlerësoi lartë donacionin që tha se është vazhdimësi e iniciativës për modernizimin e Armatës.
Në ngjarje ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefi i Shtatmadhorisë, dhe gjeneral-majori, Sashko Llafçiski dhe të cilët bashkë me kryeministrin dhe ambasadoren takuan edhe pjesëtarët e Grupit të batalionit të lehtë në këmbësori.





