Policia shpëtoi një grua që u hodh në lumin Vardar në Shkup
Policia e Shkupit ka shpëtuar një grua që ishte hedhur në ujërat e lumit Vardar, nën urën në rrugën Vojvoda Vasil Çakalarov në Karposh.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se policët kanë reaguar menjëherë pas raportimit të rastit.
“Pas mbërritjes në vendngjarje, u konstatua se personi shfaqte shenja jete. Gruaja u nxor nga lumi nga ana e policisë dhe më pas, me autoambulancë, u transportua në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit klinik ‘Nënë Tereza’ në Shkup për t’i ofruar ndihmën e nevojshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.