Parashikimi i motit: Nesër pasdite shi dhe stuhi
Nesër pasdite në vendin tonë, priten reshje lokale shiu të rrëmbyeshëm të shoqëruara me bubullima.
Të hënën moti do të jetë më i paqëndrueshëm në shumë zona. Lokalisht priten stuhi më intensive me reshje të dendura, erë të fortë dhe breshër të izoluar.
Të martën do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të lehtë, ndërsa nga e mërkura do të mbizotërojë mot kryesisht stabil me rritje graduale të temperaturave ditore.
Në Shkup, të hënën parashikohet mot me vranësira të ndryshueshme. Pasdite do të ketë reshje shiu me bubullima, ndërsa në disa pjesë të fushës mund të shfaqen stuhi me erë të fortë dhe breshër të izoluar.