Nisin zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut sot kanë nisur zgjedhjet lokale, ku qytetarët votojnë për kryetarë dhe këshilltarë komunalë në të gjitha komunat e vendit. Procesi i votimit ka filluar në orën 7:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe procesi po zhvillohet qetë dhe pa parregullsi serioze. E drejta e votës u takon mbi 1.8 milion qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë demokratike.