Nevzat Bejta kandidat i VLEN-it në Gostivar, AKI do të kandidojë me Valbon Limanin
Nevzat Bejta do të jetë kandidat për kryetar të Gostivarit që do të kandidojë në emër të koalicionit të partive shqiptare në pushtet VLEN. Ai ka qenë kryetar për dy mandate në këtë qytet, ndërsa në zgjedhjet e 11 janarit të vitit 2025 do të kërkojë mandatin e tretë.
Nevzat Bejta pritet që gjatë ditës së nesërme ta dorëzojë kandidaturën e tij në KSHZ. Ndërsa Valbon Limani, do të jetë kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) dhe tashmë ka dorëzuar kandidaturën në Komisionin Shtëtëror të Zgjedhjeve.
Në rrethin e parë, të dështuar të zgjedhjeve në Gostivar kanë votuar 27 609 qytetarë nga 82 893 qytetarë sa kanë pasur të drejtë vote, apo 33.31 përqind e votuesve. Më këtë nuk kaloi kushti i pjesëmarrjes prej 1/3 e votuesve (33.33 %), pasi mungojnë edhe rreth 20 vota.
Në rundin e parë i pari doli Valbon Limani nga AKi me 61.39 përqind të votave, ndërsa në Vrapçisht ishte Isen Shabani nga AKI me 88.13 përqind, por aty dalja e votuesve ishte vetëm 25.18 përqind dhe kështu do të kemi zgjedhje të përsëritura më 11 janar.