Mickoski: MO është një përkujtues se shtetin e kemi nëse e ruajmë së bashku
24 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, mesazhi kryesor nga përkujtimi i saj është se paqja dhe uniteti mbeten themeli i shtetit. Duke kujtuar verën e vitit 2001 si një periudhë të vështirë, u theksua se marrëveshja solli stabilitet dhe një të ardhme të përbashkët për të gjithë qytetarët. Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit në mbledhjen e Qeverisë kritikoi keqpërdorimin e saj nga plitikanë që sipas tij, e kanë shfrytëzuar për interesa personave, ndërsa popullsia vazhdon të largohet nga vendi. Apeli i tij ishte për bashkim dhe zgjidhjen e problemeve reale, pa dallim etnik apo fetar.