KSHZ bën gabim drastik në listën e këshilltarëve të kryeqytetit
Te shpallja e listës së vërtetuar të kandidatëve për anëtarë të këshillit të qytetit të Shkupit, nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve janë vërejtur lëshime sepse në pjesën e gjuhës shqipe shkruhet se bartësit e listave garojnë për kryetar të qytetit të Shkupit apo “ZGJEDHJE TË KRYETARIT TË QYTETIT TË SHKUPIT”, ndërsa te pjesa në gjuhën maqedonase është në rregull dhe lista e bartësve për këshill të qytetit të Shkupit është e shkruar drejt.
I bie që shqiptarët duhet të votojnë bartësit e listave për kryetar të qytetit, ndërsa maqedonasit për të njëjta emra votojnë për bartës të listave të këshilltarëve.
Kjo është vërejtur nga ekipi i VOXAL, ku qartë para çdo vendvotimi janë të ngjitura fletushkat për orientimin e votuesve. VOXAL