Каpet në flagrancë trafikuesja e emigrantëve nga Shkupi
Policia ka kapur një 39 vjeçare nga Shkupi duke bartur me makinën private disa emigrantë nga Egjipti.
“Më 15.08.2025, në orën 19:20, në autostradën “Miqësia”, pranë nyjës për fshatin Përdejcë, nëpunës policorë nga SP për MK “Bogorodica” e privuan nga liria M.P. (39) nga Shkupi, pasi në automjetin “Skoda Octavia” me targa të Shkupit, që ajo e drejtonte, u gjetën gjashtë persona migrantë nga Egjipti. Paraprakisht, nëpunësit policorë në fshatin Bogorodicë kishin vërejtur se në automjet po hipnin migrantë dhe, pas masave të ndërmarra, automjeti është ndalur, ndërsa gruaja nga Shkupi që e drejtonte është privuar nga liria. Pas dokumentimit të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim penal përkatës”, njoftojnë nga policia.
Migrantët janë transferuar në Qendrën parnuese transitore “Vinojug” – Gjevgjeli./VOXAL/