Grabitje në Shkup, 32-vjeçari hyn në shtëpinë e bashkëfshatarit dhe kërcënon me thikë
Prokuroria ka nisur procedurë ndaj një 32-vjeçari nga Shkupi, i dyshuar për veprën penale “Grabitje”.
Sipas hetimeve, më 18 gusht ai, i maskuar dhe i armatosur me thikë gjahu, ka hyrë në shtëpinë e një bashkëfshatari në fshatin Buçimc. Pasi e kërcënoi pronarin se do ta vriste nëse nuk i jepte para, viktima i dorëzoi 4.000 denarë, por e bindi grabitësin t’i linte 1.000 për nevoja jetike. I dyshuari u largua me 3.000 denarë.
Prokuroria ka propozuar masën e paraburgimit, duke theksuar rrezikun e arratisjes, mundësinë e frikësimit të viktimës si dhe përsëritjes së veprës.