Fundjava do të jetë e freskët, priten reshje shiu
Gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diel, 16/17 gusht) moti në RMV do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell dhe me temperatura pak më të këndshme, pra më të ulëta krahasuar me ato që kishim gjatë periudhës së kaluar. Pasdite pritet zhvillim i paqëndrueshmërisë lokale, e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima, erë të fortë dhe ka kushte edhe për paraqitje të motit të keq afatshkurtër.
Edhe në Shkup dhe rrethinë fundjavën moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në disa pjesë të luginës ka kushte më të vogla për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima dhe erë të fortë.
Herë pas here do të fryjë erë më e fortë nga drejtimi verilindor, sidomos sot (e shtunë, 16 gusht).
Në mëngjes temperaturat do të lëvizin prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalet gjatë fundjavës do të arrijnë nga 28 deri në 35 gradë. Në Shkup dhe rrethinë temperatura minimale do të zbresë deri rreth 17 gradë, ndërsa maksimalja do të ngjitet nga 33 deri në 35 gradë.