Cveta Ristovska nënkryetare e Antikorrupsionit, do të udhëheqë institucionin gjatë zgjedhjeve
Antikorrupsionistja Cveta Ristovska është nënkryetare e re e Antikorrupsionit. Nënkryetari ndrrohet me rotacion, çdo gjashtë muaj, sipas radhës alfabetike të mbiemrave të anëtarëve, dhe me shumicë votash.
Sot Komisioni e zgjodhi njëzëri Ristovskën, e cila, ashtu si ish-kryetarja Tatjana Dimitrovska, vjen nga radhët e Entit Shtetëror të Auditimit. Detyra e saj fillon menjëherë pas përfundimit të mandatit të nënkryetares së mëparshme, Biljana Karakashova Shulev.
Para dy ditësh, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve krijoi Komisionin për seleksionimin e kandidatëve për kryetar të Komisionit, i cili përbëhet nga shtatë anëtarë. Sot përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar, dhe procedura e zgjedhjes do të vazhdojë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në nëntor.
Kandidatët e paraqitur për kryetar të DKS-së:
-
Branko Smilevski – Shkup, ekonomist, master në shkencat e antikorrupsionit
-
M-r Blagica Troshanska – Shkup, juriste, master në shkencat politike
-
Feuzi Xhaferi – Çajle, Gostivar, jurist, master në diplomaci
-
Prof. Dr. Kimo Çavdar – Shkup, jurist me provim gjyqësor, doktor i shkencave politike
-
Vladimir Naumoski – Shkup, jurist me provim gjyqësor, master në të drejtë biznesi
-
Vesna Dorevska – Shkup, juriste
-
Nenad Trifunovski – Tetovë, jurist
-
Branko Vëçkov – Shkup, kriminolog
-
Valentina Todorovska – Shkup, juriste
-
Antonio Sanev – Shkup, jurist, master në të drejtë ndërkombëtare
-
Zoran Naumov – Kavadar, ekonomist
-
Kostadin Kus Ivanov – Shkup, ekonomist
-
Adem Cucul– Shkup, jurist
Në fillim të këtij muaji, Kuvendi shpalli konkurs për zgjedhjen e kryetarit të Antikorrupsionit pasi Dimitrovska dha dorëheqje pas reagimeve të forta publike lidhur me ngritjen e aktakuzës ndaj saj për dhënien e sekretit zyrtar ndaj ish-drejtorit të TEC Negotinë, Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në rastin “Aditiv”, si dhe për falsifikim kompjuterik, pasi një auditor dha testin për certifikatë sekret shtetëror në emër të saj.