Armata feston 33 vjetorin e themelimit
Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip sot do të mbahet ceremonia qendrore me rastin e 33 vjetorit të formimit të Armatës së Maqedonisë. Më shumë se tre dekada të mbushura me përkushtim, sakrificë, dije, guxim dhe vendosmëri në shërbim të Atdheut do të përkujtohen me një program të përshtatshëm dhe me praninë e përfaqësuesve të lartë shtetërorë dhe ushtarakë.
Sipas protokollit të ceremonisë, me fjalim të rastit, të pranishmëve do t’u drejtohen presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneralmajor Sashko Lafçiski.
Në ceremoninë qendrore do të rreshtohen edhe 26 nëntogerët e dytë dhe 149 nënoficerë.
Gjatë ceremonisë qendrore, presidentja Siljanovska-Davkova, siç kumtoi Shtatmadhoria e Armatës, do të dekorojë me “Dekoratë për merita ushtarake” Qendrën për trajnim të kadetëve dhe oficerëve, e cila është pjesë e Komandës për trajnim dhe doktrina.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ministra të Qeverisë, deputetë të Kuvendit, ish ministra të mbrojtjes dhe shefa të shtatmadhorisë, gjeneralë në pension, mysafirë të lartë nga më shumë institucione të Republikës, kori ushtarako-diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut e tjerë.
Shënimi i 18 gushtit – Ditës së Armarës së Maqedonisë filloi të premten (15 gusht) para pllajës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë. Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneralmajori Sashko Lafçiski, me rastin e Ditës së Armatës do të mbajnë fjalim para punonjësve, me ç’rast e theksuan profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre ndaj shërbimit.
Në tubimin solemn të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë, morën pjesë edhe zëvendësshefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-major Azim Nuredin, sekretarja shtetërore, Elizabeta Çupovska Ristova, drejtori i Shtatmadhorisë, gjeneral i brigadës Orce Jordev, punonjës të Ministrisë dhe Shtatmadhorisë dhe mysafirë tjerë.
Me rastin e Ditës së Armatës, mbrëmë në kazermën “Ilinden” të Shkupit u krye një qitje nderi artilerie, me shkrepje të 10 plutonëve nga gjashtë topa të batalionit të artilerisë së Armatës.
Për ditëlindjen e Armatës është zgjedhur 18 gushti, dita kur në vitin 1943 në Sllavej Planina është formuar batalioni “Mirçe Acev”, i cili konsiderohet formacioni i parë i organizuar ushtarak i LNQ-së së Maqedonisë. Procesi i formimit të Armatës bashkëkohore të Maqedonisë, megjithatë, filloi në vitin 1992, kur presidenti i atëhershëm Kiro Glogorov, me udhëheqësinë e UPJ-së e nënshkruajti marrëveshjen për diskolimin e armatës federale nga territori i Republikës së Maqedonisë.
Armata e Maqedonisë sot është një pjesë përbërëse e sistemit më të madh të sigurisë kolektive pasi Republika e Maqedonisë së Veriut në mars të vitit 2020 u bë anëtarja e 30-të e plotë e NATO-s.