Alarm mjedisor: Lumi Vardar në Shkup – në gjendje të rëndë ndotjeje
Në kulmin e sezonit turistik, lumi Vardar që përshkon kryeqytetin është kthyer në një tablo alarmante ekologjike. Shtrati i lumit është i mbushur me mbeturina dhe objekte të hedhura, nga dritare e dyer të vjetra, rroba e mobilje, deri te qeset e mbeturinat tjera që notojnë përgjatë urave dhe brigjeve.
Ndërkohë, qytetarë të ndërgjegjshëm po marrin situatën në dorë. Aktivisti Aleksandar Tortevski së bashku me disa miq ditëve të fundit kanë nxjerrë mbi 100 thasë me mbeturina nga Vardari në pjesën e qendrës së Shkupit. Ai apelon që secili të bashkohet në aksione të ngjashme për një Vardar më të pastër.
Ministria e Mjedisit kishte premtuar se projekti prej 190 milionë eurosh për ndërtimin e stacionit do të niste në mars të këtij viti, por pesë muaj më vonë, punimet ende nuk kanë filluar dhe nuk ka informacion të qartë për ecurinë e projektit.
Sipas matjeve, ndotja e Vardarit sa më poshtë që zbret në rrjedhë, aq më e rëndë bëhet. Në pjesën e sipërme, në Pollog, lumi klasifikohet në kategorinë e dytë sipas standardeve të cilësisë së ujit, por në Shkup – ndotja është ekstreme dhe uji bën pjesë në kategorinë e pestë, pra më ndotura.