Alarm i rrejshëm për bombë në Aeroportin e Shkupit
Sot (16.08.2025) në orën 02:41 në numrin emergjent 112 është pranuar një thirrje për një bombë të vendosur në një aeroplan që nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” duhej të nisej për në Turqi,njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Menjëherë pas pranimit të denoncimit, u ndërmorën masat e nevojshme dhe u kryen kontrollet e duhura nga njësia antiterroriste pranë MPB-së, me ç’rast u konstatua se denoncimi ishte i rremë, respektivisht se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes. Rreth orës 06:00 aeroporti rifilloi me punë të rregullt”, shpjegon policia.