Gashi dhe Ibrahimi në përkrahje të Fisnik Melës: Për ndryshim në Dibër
Kryeparlamentari Afrim Gashi, bashkë me kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimin, dhe kandidatin e VLEN-it për qytetin e Dibrës, Fisnik Melën u takuan me qytetarët e qytetit të Dibrës, ku prej se afërmi u njoftuan me problemet e tyre.
”Sot isha për vizitë në Dibër, ku, së bashku me mikun tim, Kryetarin e Alternativës, z.Zeqirija Ibrahimi, pata mundësinë të diskutojmë mbi zhvillimet e mundshme të komunës. Fokus i diskutimeve ishin përmirësimi i kushteve të jetesës dhe avancimi i infrastrukturës lokale. Theksuam rëndësinë për një qasjeje konstruktive dhe bashkëpunuese për të adresuar prioritetet lokale dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm në interes të qytetarëve”, shkruan Kryeparlamentari Gashi.