QMK: Si pasojë e zjarrit mbyllet rruga drejt vendkalimit kufitar Jazhincë
Si pasojë e zjarreve, rruga për në vendkalimin kufitar Jazhincë është mbyllur, informojnë nga Qendra e Menaxhimit me Krizat. Drejtori i kësaj qendre, Muhamed Ali, u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin këtë rrugë e cila të çon drejt Republikës së Kosovës nga pjesa e Tetovës.
Ndryshe, në territorin e Maqedonisë së Veriut deri pas mesdite janë regjistruar gjithsej katër zjarre, tre janë ende aktive dhe një nën kontroll.
