1455 gjoba në trafik për vetëm dy ditë, më së shumti për shpejtësi
Vetëm gjatë dy ditëve të fundit (13–14 gusht), policia ka gjobitur 1455 shoferë në gjithë vendin. Pjesa më e madhe e tyre – 384 raste – janë për tejkalim të shpejtësisë.
Janë kapur edhe 145 shoferë pa leje drejtimi, 20 nën ndikim të alkoolit, si dhe 179 drejtues motoçikletash pa helmetë. Po ashtu, 343 gjoba janë për parkim të gabuar, 51 për mosvendosje të rripit të sigurisë, 31 për përdorim të telefonit gjatë ngasjes dhe 27 shoferë kanë kaluar në semafor të kuq.
Policia ka ndaluar edhe 7 automjete me xhama të errësuar më shumë se lejohet dhe ka larguar nga qarkullimi 39 makina të paregjistruara.
Kontrollet do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.