QMK: Dy zjarre aktive, janë shuar 26 vatra të zjarrit
Në vend, në 24 orët e fundit janë evidentuar gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura. Dy ende janë aktivë, njëri është vënë nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar, informuan sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Aktivë janë zjarret në komunat Makedonski Brod dhe Jegunoc. Në “Jasen” po digjet pyll i përzier, ndërsa mes fshatrave Rogaçevë dhe Jazhincë janë djegur kullosa.
Nën kontroll është vënë zjarri në rajonin e fshatrave Deviç dhe Greshnicë në komunën makedonski Brod, ku është djegur vegjetacioni i ulët.