Vala afrikane “pushton” Maqedoninë: Temperaturat deri në 40°C
Nën ndikimin e një mase ajrore shumë të nxehtë nga jugu, përkatësisht nga Afrika, në Republikën e Maqedonisë do të vazhdojë moti i qëndrueshëm, i thatë, me diell dhe shumë i nxehtë, me shfaqje të herëpashershme të vranësirave të pakta lokale. Herë pas here do të fryjë erë nga drejtimi lindor dhe verilindor.
Në Shkup dhe rrethinë, moti po ashtu do të mbetet i qëndrueshëm, i thatë, shumë i nxehtë dhe me diell, me vranësira të pakta lokale. Herë pas here do të fryjë erë nga drejtimi lindor dhe verilindor.
Temperaturat e ajrit do të jenë shumë të larta dhe kudo do të kalojnë 30°C, ndërsa në shumë zona do të tejkalojnë 35°C. Në luginën e Vardarit pritet të arrijnë deri rreth 40°C. Edhe në Shkup dhe rrethinë, temperatura do të ngjitet deri rreth 40°C.
Reshje nuk priten as në ditët në vijim, çka do të thotë se gjatë gjithë kësaj jave do të kemi mot të thatë dhe të qëndrueshëm në mbarë Maqedoninë.