
Top10 përmbaruesit realizuan 3,2 milionë euro të hyra
Dhjetë përmbarues vitin e kaluar kishin të ardhura prej 3,2 milionë eurosh ose pothuajse një të katërtën e të ardhurave të përgjithshme të 93 përmbaruesve që ka në Maqedoni, tregon analiza e portalit Pari, e bërë në bashkëpunim me Rrjetin e Biznesit.
Të njëjtit janë edhe në Top 10 sipas fitimit para tatimit, që së bashku kanë arritur 1,2 milionë euro.
Gjashtë prej tyre janë me adresë në Shkup, dhe nga një në Manastir (Bitola), Gostivar, Shtip dhe Negotinë.
