Shkaku i zjarreve, mbyllet kufiri i Bllacës me Kosovën
Është mbyllur kufiri në Bllacë të Poshtme dhe me këtë ndalohen hyrjet dhe daljet nga Maqedonia e Veriut.
Mbyllja e kufirit vlen për të gjitha automjetet dhe individët, njoftoi Ministria e Brendshme.
“Ministria e Brendshme njofton publikun se për shkak të përhapjes së zjarrit pranë Bllacës, trafiku në rrugën Stenkovec-Pikës Kufitare të Bllacës është pezulluar plotësisht në të dyja drejtimet, dhe është mbyllur edhe Pika Kufitare e Bllacës. Ministria e Brendshme, në koordinim me institucionet e tjera kompetente, po merr masa për shuarjen e zjarrit. U bëjmë thirrje qytetarëve të mos drejtohen drejt Pikës Kufitare të Bllacës derisa të shuhet zjarri dhe të normalizohet trafiku, për çka do ta informojmë publikun përkatësisht”, thuhet në njoftimin e MPB-së.