I vihet flaka me molotovë ish-vilës së Enver Hoxhës
Ka shpërthyer në flakë vila e ish-diktatorit Enver Hoxhës në Bllok, aty ku demokratët kanë hedhur shumë molotovë.
Protesta e opozitës ka nisur prej orësh 18:00. Kreu i PD mbërriti fillimisht në selinë blu, nga ku nisi marshimin drejt Kryeministrisë.
Berisha shoqërohet nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe protesutesit, ku pas Kryeministrisë u larguan drejt Policisë së Shtetit. Në momentin e marshimit, nisi hedhja e molotovëve. Teksa protestuesit iu afruan godinës së policisë, është “aktivizuar” kordoni i policisë në rrugë si dhe janë pozicionuar makinat ujëhedhëse.
Policia po ashtu u kundërpërgjigj molotovëve me ujë dhe gaz lotsjellës, ku si pasojë humbi ndjenjat një protestues.