Zv/kryeministri Fetai takon ambasadorin turk Ulusoy
Zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë Arben Fetai sot është takuar me ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy.
“Sot pata kënaqësinë të takoj ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, me të cilin diskutuam për forcimin e mëtejshëm të miqësisë së fortë dhe të ngushtë mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, si interes të dyja vendeve”, njoftoi Fetai.
Fetai tha se Ambasadori Ulusoy shprehu mirënjohjen për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe konfirmoi gatishmërinë për të mbështetur iniciativat tona për forcimin e kapaciteteve institucionale.
“Miqësia dhe bashkëpunimi bilateral me Turqinë janë shtylla të rëndësishme për suksesin e reformave tona dhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të të dyja vendeve!”, theksoi Zëvendëskryeministri.