Vazhdojnë takimet e Mexhitit dhe Osmanit me banorët e Çairit
Izet Mexhiti, kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, zhvilloi një takim me banorët e lagjes Jahja Pasha në Çairçankë. Gjatë takimit, ai prezantoi investimet e realizuara deri tani, si ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve, restaurimi i shkollave, rregullimi i kanalizimeve dhe vendosja e rrjetit atmosferik, si dhe hapja e parkingjeve.
Mexhiti gjithashtu diskutoi për projektet e ardhshme që synojnë zhvillimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës në Çair. Ai deklaroi se kërkesat e banorëve do të merren parasysh dhe do të adresohen sipas mundësive.
Bujar Osmani, kandidati për Komunën e Çairit, zhvilloi një takim me banorët e disa lagjeve të Çairit. Gjatë takimit, ai diskutoi për prioritetet e fushatës së tij, përfshirë sigurinë, shërbimet publike dhe integrimin evropian, si dhe dëgjimin e shqetësimeve dhe kërkesave të qytetarëve.
Osmani theksoi se banorët do të përfshihen në procesin e vendimmarrjes dhe se prioritet do t’i jepet përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve lokale./VOX AL