
Vazhdojnë përleshjet kufitare midis Pakistanit dhe Afganistanit
Vazhdojnë përleshjet kufitare midis Pakistanit dhe Afganistanit, transmeton Anadolu.
Raportohen përleshje përgjatë kufirit në zonën Spin Boldak të Afganistanit në provincën Kandahar, e cila kufizohet me provincën jugperëndimore të Balochistanit në Pakistan.
Ushtria pakistaneze në një deklaratë zyrtare pretendoi se talebanët afganë nisën një sulm para agimit në katër vende në Balochistan.
Thuhet se tetë postblloqe, përfshirë gjashtë tanke, “u shkatërruan”, ndërsa “dyshohet se 25-30 talebanë afganë dhe luftëtarë të Fitna Al Khwarij (Tehreek-e-Taliban) janë vrarë”.
Megjithatë, Zabihullah Mujahid, zëdhënësi kryesor i administratës së përkohshme afgane, tha se 12 afganë u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve.
Ai pretendoi se pala afgane dyshohet se kishte kapur një tank nga pala pakistaneze në “kundërsulme”.
Ushtria pakistaneze gjithashtu pretendoi se talebanët afganë “shkatërruan Portën e Miqësisë pakistaneze-afgane në anën e tyre”.
