“Vajza juaj shkeli një fëmijë”: E moshuara nga Tetova mashtrohet në telefon
Dje në orën 12:40 në Stacionin Policor të Tetovës, një banore 83-vjeçare nga Tetova ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 eurosh.
Sipas raportit, personi e ka telefonuar dhe e ka njoftuar se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku në Shkup, në të cilin kishte vdekur një i mitur dhe se nëse nuk donte të shkonte në burg, duhet të sillte para në Shkup.
Siç raportohet, ajo i ka çuar paratë në vendin e rënë dakord, dhe më vonë, pasi ka folur me dhëndrin e saj, ka kuptuar se është mashtruar.
Po merren masa për sqarimin e rastit.