Trafiku në rrugët shtetërore pa probleme
Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, të cilat pastrohen rregullisht.
NSh Makedonijapat apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e kujdestarisë së NSh MAKEDONIJAPAT janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.
Të gjitha informacionet e hollësishme mund të merren nga përdoruesit e rrugës në numrin tonë të telefonit të kujdestarisë 02 25 61 502