Të lënduarit në aksidentin rrugor në rrugën Mavrovë–Gostivar janë jashtë rrezikut për jetën
Pesë personat e lënduar në aksidentin rrugor që ndodhi pasditen e sotme në rrugën magjistrale nga kryqëzimi i Mavrovës drejt Gostivarit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, informoi se katër nga të lënduarit janë transferuar në klinikat e Shkupit, ndërsa një është mbajtur në spitalin e Gostivarit.
“Të lënduarit nuk janë në gjendje që rrezikon jetën, por për shkak të natyrës së lëndimeve me autoambulanca janë dërguar për trajtim në klinikat e Shkupit”, deklaroi Rexhepi.
Për shkak të aksidentit, që ndodhi rreth orës 16:00, qarkullimi në këtë pjesë të rrugës ishte i ndërprerë deri në orën 18:30, kur u normalizua dhe u lejua në të dy drejtimet pa pengesa.
Në aksidentin rrugor morën pjesë katër motoçikleta dhe katër automjete udhëtarësh.