Të hënën dizeli bie për gjysmë denari, benzina 2, paralajmëron Mickoski
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi ulje të çmimit të dizelit për afro gjysmë denari, ndërsa të benzinës rreth 2 denarë, duke u bazuar në analizat e fundit dhe lëvizjet në bursat ndërkombëtare.
“Po e ndjekim me kujdes situatën me çmimin e naftës në bursat botërore. Sipas vlerësimeve tona nga java e kaluar, presim që të hënën të kemi një ulje prej dy denarësh të benzinës me 95 dhe 98 oktanë, duke marrë parasysh mesataren e kësaj jave, nga e hëna në të premten, dhe çmimi i njëjtë apo rritje prej gjysmë denarësh për dizelin. Kështu që ulja e TVSH-së ka patur një ndikim direkt pozitiv”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Ai theksoi se ulja e TVSH-së ka ndikuar drejtpërdrejt në stabilizimin e çmimeve, ndërsa institucionet do të vazhdojnë të monitorojnë tregjet ndërkombëtare për të reflektuar çdo ndryshim në tregun vendor./VOXAL/