Arrestohet në Turqi presidenti i një klubi futbolli nga Maqedonia
Mediat turke raportojnë se një president klubi nga Liga e Parë e Maqedonisë është arrestuar në Turqi nën dyshimin e kontrabandës së ari në vlerë rreth 300.000 euro.
Mediat turke raportojnë se një president klubi nga Liga e Parë e Maqedonisë është arrestuar në Turqi nën dyshimin e kontrabandës së ari në vlerë rreth 300.000 euro.
Më 24 mars, mes qyteteve Batman dhe Siirt, autoritetet turke kanë ndaluar personin me inicialet B.H., si pjesë e një kontrolli rutinë. Gjatë inspektimit të automjetit të tij, policia ka gjetur ari me peshë 2.581 gramë, me vlerë të vlerësuar rreth 300.000 euro.
Sipas autoriteteve, ari ishte i paligjshëm, ndërsa hetimet mbi rastin vazhdojnë. Kundër B.H. janë inicuar procedurat gjyqësore përkatëse.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi mori pjesë në Forumin e Dytë Ndërkombëtar Investues të Azerbajxhanit – AIIF 2026,
Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bëri të ditur se borxhi fillestar i komunës prej 15 milionë eurosh, i
Maqedonia e Veriut sonte dha një sinjal të qartë politik në Nju Jork ku delegacioni i vendit bojkotoi fjalimin e