Studentët kërkojnë 150 denarë subvencion për ushqim
Studentët kërkojnë që nga viti i ardhshëm subvencioni për ushqim të rritet nga 140 në 150 denarë në ditë. Ata thonë se kjo është e nevojshme për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit.
Për herë të fundit shuma e subvencionit u ndryshua në vitin 2023, kur u rrit nga 120 në 140 denarë. Tani studentët kërkojnë një rritje të re prej 10 denarësh.
Sipas llogaritjeve, për këtë ndryshim do të duhen rreth 70 milionë denarë shtesë në vit, ose mbi 1 milion euro, duke pasur parasysh se mbi 30 mijë studentë e marrin këtë ndihmë për 9 muaj gjatë vitit./VOXAL/