Stabilizohet gjendja me zjarret, nga 16 tani vetëm 1 është aktiv
Deri në orën 20:30, në territorin e RMV ka gjithsej 16 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat, 1 është ende aktiv, 3 janë nën kontroll dhe 12 janë shuar plotësisht.
Zjarri është ende aktiv në komunën e Novacit, ndërsa nën kontroll është vënë zjarri në komunën e Brodit, në zonën Jasen, ku zjarri ishte aktiv për disa ditë me radhë. Po ashtu nën kontroll janë edhe zjarret në komunën e Prilepit dhe atë të Dollnenit