Siljanovska-Davkova: Ndryshimet kushtetuese s’kanë asgjë të përbashkët me kriteret e Kopenhagës! Mickoski: S’do të lejoj tradhti të re
Presidentja e vendit Gordana Siljanovska-Davkova nga Nju-Jorku me mesazhe drejt BE-së sipas saj, kërkesa për ndryshime kushtetuese nuk ka asgjë të përbashkët me kriteret e Kopenhagës por në kërkesat që vijnë nga fqinjët. Ajo thotë se rruga drejt Brukselit i ngjanë një maratone.
“Në Marrëveshjen për BE-në, në Marrëveshjen e Lisbonës, në Kartën e të Drejtave Themelore do të lexoni se BE-ja është krenare që përfaqëson njësi në diversitet dhe se respekton identitetin kulturor dhe kombëtar të kombeve dhe shteteve, dhe vetoja lidhet me këto fusha. Do ta kuptoja veton nëse nuk respektojmë sundimin e së drejtës, por jo për çështje që janë ad akta në një shoqëri demokratike, si identiteti, që është e drejta jonë për vetëvendosje. Legjitimiteti ynë rrjedh nga qytetarët, nëse ndryshojmë Kushtetutën për shkak të vullnetit të disa shteteve anëtare, atëherë në Preambulë do të duhej të shkruanim “ne populli dhe komuniteti ndërkombëtar”, dhe kjo nuk është e drejtë. Gjithashtu besoj se BE-ja ka një kushtetutë, ajo nuk është kodifikuar, por dokumentet që përmenda kanë rëndësi dhe forcë konstituive”, tha Gordana Siljanovska-Davkova – Presidente e RMV-së.
Ndërkaq, kreu i VMRO-DPMNE-së përcolli mesazhin se nuk do të lejojë të vendosen linja të kuqe që do të pasqyrojnë konturat e një tradhtie të re.
“Shohim se kundërshtarët tanë përsëri përpiqen me truke dhe deklarata boshe t’i mashtrojnë qytetarët. Paralajmërojnë ndonjë lloj linjash të kuqe për Bullgarinë, por në thelb e dimë sa vlejnë dhe sa zgjasin deklaratat e tyre. Linjat e tyre të kuqe, të tilla ose të tjera, të njohura ose të panjohura, nuk do të lejoj që të vendosen linja të kuqe që do të pasqyrojnë konturet e një tradhtie të re në të ardhmen, nëse u lejohet të realizojnë planin e tyre”, pohoi Hristijan Mikcoski, kryministër.
Për liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, rezoluta e tyre për pozicionet kombëtare të vendit në procesin e eurointegrimit është dokumenti më patriotik që është dorëzuar ndonjëherë dhe kërkoi nga pushteti që ta mos e refuzojë.
“Para tri ditësh u refuzua një nga dokumentet më patriotike që është parë në skenën tonë politike, e cila është propozim-rezoluta për konsensus kombëtar, linja të përbashkëta të kuqe dhe një kornizë kohore për fillimin e hapjes së kapitujve dhe vijimin e negociatave me Bashkimin Evropian”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. Vendi duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese që përfshijnë futjen e Bullgarëve në kushtetutë si kusht për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Për ndryshimet Kushtetuese nevojitet shumicë prej dy të tretash në kuvend për të cilën deri më tani nuk vullnet politik./tv21