Shtetasi i Gjermanisë kapet me marihuanë në Tabanoc
MPB njofton se me datë 02.09.2025, në orën 20:25, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë arrestuan O.S. (46) nga Republika Federale e Gjermanisë. Gjatë kontrolleve kufitare dhe kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan disa paketime me marihuanë.