Shtatë vatra zjarri, aktive në Maqedoni
Brenda 24 orëve, deri në orën 21:00, në territorin e RMV ka gjithsej 21 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat 7 janë aktive, 1 nën kontroll dhe 13 të shuara, njofton Qendra për Menaxhim me Krizat.
Zjarre aktive ka në zonën Jasen, në komunën e Brodit, në fsharin Podgorcë, komuna e Strugës. Në Komunën e Prilepit, në fshatin Belovodicë – vendi i quajtur Livadh dhe f. Lenishte. Më pas në Komunën e Dollnenit, në fshatin Stroviç dhe Dolgarcë. Në Komunën Rosoman, në fshatin Debreshte. Në fshatin Dushegubicë, Komuna e Kërçovës si dhe në Komunën e Studeniçanit, në fshatin, Koliçani Epërm dhe f. Draçevicë – maja malore Kitka (pyll i përzier)
Në kontrollë është vënë zjarri në komunën e Staro Nagoriçanit.
Janë shuar zjarret në komunat Mavrovë – Rostushë, Bogovinë, Gjorçe Petrov, afër fshatit Volkovë dhe afër fshatit Orman, Strugë, Likovë, Strumicë, Dollneni, Kratovë, Kërçovë, Studeniçan dhe komunën e Gazi Babës, afër fshatit Trubarevë dhe Zelenikovë.