SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë nisur një sulm të koordinuar ushtarak ndaj Iranit, me shpërthime të fuqishme të dëgjuara në kryeqytetin Tehran dhe në të paktën pesë qytete të tjera iraniane, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme janë arritur në nivele të reja. Izraeli e ka përshkruar këtë veprim si një sulm “parandalues” dhe ka njoftuar se forcat iraniane kanë lëshuar raketa në kundërpërgjigje ndaj sulmeve.
Presidenti Donald Trump konfirmoi nisjen e “operacioneve të mëdha luftarake” kundër Iranit, duke argumentuar se ky veprim synon të ndalojë Teheranin nga zhvillimi i mjeteve ushtarake që mund të kërcënojnë Aleatët evropianë, trupat amerikane dhe territorin amerikan. Sipas Trump, Irani është përpjekur të rindërtojë programin e tij bërthamor dhe të zhvillojë raketa me rrezet e gjata që “mund të arrijnë sërish Shtetet e Bashkuara”.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, bëri të ditur se Izraeli ka nisur një sulm “parandalues” kundër Teheranit, ndërkohë që ushtria izraelite konfirmoi se Irani lëshoi raketa në drejtim të Izraelit si kundërpërgjigje ndaj ofensivës.
Pamjet e para nga zonat e sulmuara tregojnë tymë dhe flakë që ngrihen mbi Teheran, ndërsa shpërthime janë dëgjuar edhe në qytete të tjera kryesore të Iranit.
Ky zhvillim ndodh në një kohë kur Uashingtoni ka shtuar presionin ndaj Teheranit për arritjen e një marreveshjeje të re mbi programin bërthamor të Iranit. Trump ka shprehur pakënaqësinë e tij për pozicionin e Iranit në negociatat për armë bërthamore dhe raketa, duke theksuar se administrata amerikane është duke ndërmarrë një operacion “të madh” për të ndaluar siç e kanë quajtur, “këtë diktaturë radikale të ligë” që të kërcënojë Amerikën dhe aleatët e saj.VOXAL