Shasivari – Maleska Saçmaroska: Dialog për avancimin e zgjidhjeve ligjore
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim me drejtoreshën ekzekutive të Qendrës për Menaxhim me Ndryshime (CUP), Neda Maleska Saçmaroska.
Qendra, e cila punon në fushën e reformave të administratës publike, qeverisjes së mirë, transparencës dhe forcimit të kapaciteteve institucionale, është partnere aktive në proceset që synojnë përmirësimin e funksionimit të institucioneve.
Në takim u diskutua edhe për ndryshimet në Ligjin për publikimin e ligjeve dhe akteve të tjera në “Gazetën Zyrtare”, i cili ishte publikuar në ENER për konsultim dhe dhënie të mendimeve dhe propozimeve.
Takimi u zhvillua në frymë konstruktive, me gatishmëri për vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit në çështje me interes të përbashkët.