RMV nuk e ka as gjysmën e fëmijëve të moshës parashkollore në kopsht, e fundit në rajon dhe Evropë
Maqedonia e Veriut ka një nivel të ulët të interesit të prindërve për të dërguar fëmijët në kopsht krahasuar me shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas raportit të Komisionit Evropian për vitin 2023, vetëm 46.1 % e fëmijëve të moshës 3–6 vjeçare ishin të regjistruar në kopsht në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023. Ky nivel është dukshëm më i ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila është 94. 6% për të njëjtën grupmoshë.
Në krasahim me disa vende të BE-së, RMV duket në nivel madje zhgënjyes.
- Suedi: Afërsisht 96.3 % e fëmijëve të moshës 3–6 vjeçare janë të regjistruar në institucione të arsimit të hershëm.
- Finlandë: Afërsisht 91.1 % e fëmijëve të moshës 3–6 vjeçare janë të regjistruar.
- Danimarkë: Afërsisht 95.7 % e fëmijëve të moshës 3–6 vjeçare janë të regjistruar.
| Vendi | Pjesëmarrja në çerdhe/arsimin e hershëm (mosha 3-6 vjeç) | Përqindja (%) |
| Maqedonia e Veriut | Fëmijët e regjistruar në institucione të arsimit të hershëm | 46.1 % |
| Bashkimi Evropian | Mesatarja e pjesëmarrjes në BE | 94.6 % |
| Suedia | Pjesëmarrje shumë e lartë | 96.3 % |
| Finlanda | Pjesëmarrje shumë e lartë | 91.1 % |
| Danimarka | Pjesëmarrje shumë e lartë | 95.7 % |
Këto të dhëna tregojnë një hendek të konsiderueshëm në pjesëmarrjen e fëmijëve në arsimin e hershëm midis Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Bashkimit Evropian. RMV-ja është e fundit edhe në Ballkan.
| Vendi | Pjesëmarrja (%) |
|---|---|
| Maqedonia e Veriut | 39.5 % |
| Serbia | 69.2 % |
| Mali i Zi | 78.3 % |
| Rumania | 75.7 % |
| Kroacia | 85.7 % |
| Bullgaria | 83.6 % |
| Sllovenia | 93.1 % |
| BE (mesatarja) | 94.6 % |