Reagon Osmani: Nuk do ta keqpërorja kurrë dikë
Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani ka reaguar pas akuzave se po bën fushatë me shpifje dhe mashtrime. Përgjigjja e tij, vjen pas reagimit të familjarëve të një gruaje të moshuar nga Likova, e cila shihet në njërin nga postimet e Osmanit, për çka familja akuzojnë se është mashtruar, dhe se asaj i është thënë se Bujar Osmani është i VLEN-it.
“Asnjëherë nuk kam abuzuar, dhe as që do ta bëja një gjë te tillë ndaj askujt, e aq më pak ndaj kësaj zonje të mrekullueshme e cila më është afruar sinqerisht dhe që në sytë e mi meriton gjithë respektin” -ka shkruar Osmani, ku bashkangjitur ka edhe një video.
Më herët, djali i së moshuarës, Sherif Rramani, i cili është kryetar i nëndegës së Alternativës në Likovë, pjesë e koalicionit VLEN, akuzoi se nëna e tij u mashtrua.
“Personi në foto është nëna ime dhe ka qenë mysafir në Çair, ajo është nga Likova dhe as që e njeh Bujarin e as që voton ne Çair. Më vjen keq që është manipuluar pa dijeni nga disa njerëz që i kanë thënë se Bujari është i VLEN-it dhe ajo gjitha fjalët që i ka thënë, i ka thënë duke menduar vërtet se Bujari është nga VLEN-i”, publikoi Rramani.