QMK: Nuk ka të lënduar nga stuhia, qytetarët të paraqesin dëme dhe rreziqe
Pas motit të keq i shoqëruar me erëra të forta, në disa pjesë të qytetit të Shkupit janë shkaktuar dëme materiale dhe janë regjistruar zjarre, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
“Shërbimet kompetente po e ndjekin situatën me kujdes, ndërsa Qendra për Menaxhimin e Krizave është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet përkatëse në terren.
Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, së bashku me shërbimet e përhershme në QMK, i koordinojnë aktivitetet dhe informojnë të gjitha institucionet kompetente për të siguruar ndërhyrje në kohë.
Sipas informatave deri tani, nuk ka persona të lënduar.
I bëjmë thirrje qytetarëve që kanë pësuar dëme materiale ose vërejnë rreziqe të tjera, të njoftojnë menjëherë në numrin e emergjencës 112”, thonë nga QMK./VOXAL/