QMK: Nga 16 vatra zjarri në vend, 3 janë ende aktive
Qendra për Menaxhim me Krizat, njofton se deri në orën 20:30, në territorin e shtetit ka 16 vatra zjarri në hapësirë të hapur, nga të cilat 3 janë ende aktive, 3 janë nën kontroll dhe 10 janë të shuar.
Aktive janë zjarret në komunën e Prilepit, Ohrit dhe Strugës, ndërsa janë vënë në kontroll ato në komunën e Brodit, Gjevgjelisë dhe në komunën e Sarajit.
Është shuar zjarri në afërsi të Liqenit Treska në komunën e Sarajit, si dhe 9 zjarret tjera në komunën e Dollnenit, Konçes, Kamenicës, Kumanovës, Likovës, Rankovcit, Tetovës dhe zjarri në komunën e Vrapçishtit.